Ylli portugezi Cristiano Ronaldo, si baba, mbrojti të birin e tij, i kritikuar për kombinimin e xhupit dhe çorapeve në një foto në Instagram, ku shfaqet me gjyshen e tij Dolores Aveiro.

Marketing

Të dy shfaqen të dashur me njëri-tjetrin, teksa Cristiano Jr. ka veshur një xhup të markës “Nike” dhe çorape të markës “Adidas”. Siç shkruan spanjollja “AS”, të shumta kanë qenë komentet që tallnin djalin e portrugezit për kombinimin e markave.

CR7 nuk ka pritur përgjigjen e djalit, por ka shkruar: “Vish atë do ti, jo atë që duan ata”. Ylli portugez me këtë fjali mori 10 mijë ‘like’, shumë e duartrokitën./albora.ch/

Marketing