Janari sjellë temperaturat e ulëta dhe ditët e acarta.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.
Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s./albora.ch/
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/01/271762098_292005816304640_1920858242457767353_n-1000x585.jpg)