Vëllezërit binjakë, Steven e Brian Krijger, po marrin pjesë në “CarSmash”, projekt që për synim e ka ofrimin e mënyrave të lirimit të zemërimit të banorëve, që është grumbulluar gjatë pandemisë që po hyn në vitin e tretë, shkruan Reuters, përcjell albora.ch.

Marketing

 “Nuk ka asgjë për të bërë këtyre ditëve. Nuk mund të punojmë, sepse kemi një kafene dhe jemi të mbyllur. Prandaj, menduam se do të lironim një pjesë të zemërimit duke shkuar për të shkatërruar një veturë”, tha Brian, transmeton albora.ch.

Baret, restorantet e shumica e dyqaneve në Holandë janë mbyllur nga mesi i dhjetorit, kur hynë në fuqi masat kufizuese për t’i luftuar shifrat rekorde të rasteve me koronavirus. Qeveria nuk do t’i rishqyrtojë ato deri më 14 janar./albora.ch/

Marketing