Mbi 10 miliardë euro besohet se solli diaspora shqiptare që nga paslufta e deri më tani.

Marketing

Vetëm gjatë vitit 2021 ani se lëvizjet u kufizuan shkaku i COVID 19, prap se prap pati rritje rekorde të remitencave falë bashkëtadhetarëve. 

Por, pavarësisht dërgesave të shumta të tyre nuk është se janë kanalizuar në investime, pasi shpesh institucionet fajësohen se nuk po krijojnë kushte për tërheqjen e investitorëve.

Arbnor Mjeku përfaqësues i Germin, organizata kjo që merret me diasporën tha për albora.ch se kjo rritje e jashtëzakonshme e remitencave nga bashkëtadhetarët tregon për stabilitetin ekonomik të Kosovës.

“Diaspora vazhdon cdoherë e më shumë të rrit numrin e remitancave, kjo nga arsyet e më të ndryshme. Gjatë vitit 2020, kemi pas një rritje rekorde të remitancave, duke e ditur që edhe ishte viti kur me rastin e covid-19 ishin të limituara lëvizjet, jo vetëm nga shteti në shtet mirëpo edhe përbrenda Kosovës. Ndërsa gjatë vitit 2021, po ashtu kemi parë një rritje të jashtzakonshme, të remitancave dhe shpenzimeve, ku këto të mira tregojnë rëndësinë e stabilitetit financiar dhe ekonomik të Kosovës. Ndërkohë, nuk ka të dhëna të sakta lidhur me shpenzimet e diasporës qysh nga paslufta, mirëpo sigurisht që këto shpenzime janë mbi 10 miliardshe”, tha ai.

Thuhet se në bazë të shikimit të një mesatareje çdo bashkatdhetarë shpenzon mbi 2 mijë euro në muaj, në Kosovë.

“Sfidë edhe gjatë këtij viti vazhdon të mbetet mundësia e investimeve nga bashkëatdhetarët, duke e pas parasysh që politikat e shtetit të Kosovës nuk janë të qartësuara, si dhe nuk kanë iniciativa ku diaspora mundet të kontribuoj”, shtoi Mjeku për albora.ch.

Edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ditë më parë ka bërë të ditur se për periudhën 9-mujore, të 2021 Kosova ka pranuar remitanca 956 milionë euro ose 20 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2020. /albora.ch/

Marketing