Kompania e analizave të mediave sociale “Terra”, ka bërë një analizë në showbizin në Shqipëri duke llogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe shares në Instagram.

I pari ka dalë Elvis Naçi, i cili këtë vit si disa të fundit fokusin e ka vendosur në evente bamirësie dhe shumë punë dedikuar njerëzve në nevojë.

Ndërsa nga personazhet e ekranit, në krye të listës për vitin 2021 kanë dalë Arbana Osmani dhe Capital T. Capital T me rreth 11.9 milionë dhe Arbana me mbi 11.1 milionë vizitorë dhe reagime në profilet përkatëse.

Marketing

Pas dyshes së njohur vjen në listë Granit Xhaka, futbollist shumë i njohur shqiptar që po korr sukses dhe në botë. Nuk i mungon listës as Kida apo këngëtarë shumë të njohur si Dafina Zeqiri, Tayna apo Dhurata Dora. As Luana Vjollca dhe Bora Zemani nuk i kanë munguar listës, madje kjo e fundit ka kapur rekordin e 9.5 milionë vizitorësh./albora.ch/

Marketing