Skena të frikshme janë parë të dielën në stadiumin “Johan Cruyff Arena”, në Holandë.

Marketing

Gjithçka ndodhi në ndeshjen ndërmjet Ajaxit me Feyenoordin kur rezultati aktual ishte 0:0 në derbin e Eredivisie.

Flaka shpërtheu në sektorin e tifozëve prapa njërës prej portave dhe paniku e kaploi një stadium të tërë, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë rast, u djeg njëri prej transparenteve të tifozëve nga mjetet piroteknike që i mbanin ata.

Fatmirësisht, flaka u menaxhua dhe u ndal dhe për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing