25 vjeçarja Armela Murati nga Burreli do të jetë pilotja e parë grua në Shqipëri.
Marketing
Një foto të saj me po këtë mesazh e ka publikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Armela Murati, në një intervistë për media pak kohë më parë, kur në Shqipëri zhvillohej stërvitja më e rëndësishme në Evropë, “Defender 2021”, tha se ka marrë mbështetje dhe kurajë në një mjedis ku mbizotërojnë burrat.
“Nuk kisha synim të bëhesha pilote. Thjesht doja t’i shërbeja vendit tim, fati deshi që unë t’i bashkohem Forcës Ajrore dhe tashmë jam edhe kursante. Presioni është goxha i madh, por unë kam ardhur me synime të qarta dhe dua që këtë hap që kam hedhur ta çoj deri në fund”, u shpreh nëntogerja Murati. /albora.ch/
Marketing