Një rrëfim tejet rrëqethës për luftën e fundit në Kosovë, e dha Emine Imeri. Ajo tregoi dhunën dhe tmerrin që kishte përjetuar dhe parë me sytë e saj.

Marketing

Asokohe vetëm 13 vjeç, Emineja kujtoi sesi i shpëtoi plumbave serbë.

Teksa nuk i përmbau lotët ajo rrëfeu për herë të parë mes lotësh skenën e dhunës që kishte përjetuar mbi vete, në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Kur kishte arritur të siguronte ushqim për familjarët në sasi më të madhe se shoqet e saj, Emineja ishte ndaluar nga ushtarët serbë pikërisht teksa ishte duke kaluar mbi urën e lumit Ibër.

Si më ka afruar te hekurat aty, veç më ka kapur prej belit edhe i ka thënë një ushtari tjetër të afrohej…ai e ka lëshuar armën dhe aty e kam kuptuar që do më mbysnin…”, tha ajo dhe më pas shpërtheu në lot.

Kur e kishin varur me kokëposhtë në urë, Emineja kujtoi sesi i kishin rënë nga xhepat çokollatat dhe disa ushqime të vogla që kishte siguruar për të vëllanë. /albora.ch/

Marketing