Tre objekte janë prekur, njëra prej të cilave është përfshirë tërësisht nga flakët. Lajmin në mbrëmje e ka konfirmuar policia kantonale.
Një zjarr i madh shpërtheu këtë mbrëmje në një shtëpi të moshuarish në qytetin e vjetër të Solothurn, të paktën tre ndërtesa u prekën, njëra prej të cilave është përfshirë plotësisht nga flakët. Një person u dërgua në spital për kontrolle, tha Andreas Mock, zëdhënës i policisë kantonale të Solothurnit për Keystone-ATS sonte, raportojnë mediat në Zvicër.
Më shumë se 20 persona tashmë janë zhvendosur. Alarmi i zjarrit erdhi në orën 19:20, shtoi Mock. Shtëpia e të moshuarve përbëhet nga disa ndërtesa. Njëra prej tyre është djegur plotësisht, ndërsa në një tjetër kati i fundit është në flakë. /albora.ch/
Kliko për të parë VIDEO.