Sot ishte dita e tretë e dëshmisë së Nasim Haradinaj para Dhomave të Specializuara, ai ka deklaruar se krerët e OVL-UÇK nuk kanë publikuar apo shumëzuar dokumente, veçse kanë bërë të ditur ngjarjen e arritjes së tyre dhe se përsëri do të vepronte njësoj.

Marketing

Prokurori ka insistuar në pyetjen e tij nëse Haradinaj do të vepronte njësoj sikur të gjendej në situatë të tillë si në shtator 2020. Haradinaj tha se ka vepruar drejt dhe se do të bënte të njëjtën përsëri.

“Do të më detyrosh të kërkoj prej gjyqit mos me më qit kurrë prej burgut deri të kryhet gjykata, sepse e paske në plan me na prurë prapë, e unë nuk mund të jem fajtor kujdestar sikur në Serbi, çka ndodh në Kosovë të merrem unë. Ti po e di që kanë me ardhur, e ke plan me na i pru? Njëjtë do të veproj sepse ende e kam mendimin e njëjtë, për aq sa kam vepruar që kam bërë drejt dhe e kam bërë në interes të transparencës dhe informimit publik”, ka thënë Haradinaj./albora.ch/

Marketing