Qeveria e Kosovës dhe partnerët e saj po lansojnë sot një fushatë të re të quajtur “Happy Online”, për të mbajtur fëmijët të sigurtë në internet.

Marketing

Gjatë viteve të fundit, Qeveria e Kosovës ka bërë shumë ndërhyrje me partnerët e shoqërisë civile për të përmirësuar edukimin medial dhe sigurinë e fëmijëve në internet, thuhet në komunikatën e MPB-së.

“Kjo qasje e re {happy online} do të punojë me prindërit për t’u siguruar që ata janë të vetëdijshëm se çfarë mund të bëjnë për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurtë në platformat digjitale. Prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e shumta që paraqiten në internet nga dhuna, pornografia, vetëvrasja dhe radikalizimi e deri te ekstremizmi”.

“Kjo fushatë u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre në internet. (“Interneti është një dritare magjike për fëmijët të cilët duan të shkojnë përtej përditshmërisë. Flisni me fëmijët tuaj, edukoni dhe kujdesuni mbi përmbajtjen që fëmijët ndajnë me të tjerët në
publik. Mbani ata të sigurt dhe larg bullizmit e ngacmuesve potencial, ekstremizmit e çfarëdo forme tjetër që rrezikon mirëqënien e sigurinë e fëmijëve tuaj. Kështu, duke marr një rol aktiv në aktivitetet e fëmijëve tuaj në internet ju ndihmoni të siguroheni që ata të përfitojnë prej këtyre aktivitete dhe që të eksplorojnë një liri të re pa u ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme.”- Xhelal Sveçla, ministër i MPB-së)”.

Tutje thuhet se përmes kësaj fushate, Ministria e Punëve të Brendshme do të shtojë një shtresë tjetër mbrojtjeje për të rinjtë kundër përdorimit të internetit për radikalizimin, korrupsionin dhe dëmet e tjera.

Kjo fushatë do t'i informoj dhe mësojë prindërit për atë që duhet të shqetësohen dhe si t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurtë, duke zhvilluar biseda, duke ditur për parametrat e sigurisë dhe duke i trajtuar në qasje të drejtë dhe të sigurtë. Për këshilla dhe sigurinë e fëmijëve online, ndiqni kanalet
e fushatës Happy Online në rrjetet sociale.

Marketing