Hulumtuesit e kompanisë ndërkombëtare të sigurimeve, William Russell, ka dalë me një analizë dhe arsyetimin e tyre për renditjen e shteteve. Renditja është bërë duke krahasuar kushtet e punës dhe përfitimet e punëtorëve.

Marketing

Shteti më i keq për të punuar sa i përket kushteve të punës, sipas kësaj liste është Meksika, me rezultat prej 0.47 nga 10, kjo për shkak të “pagave të ulëta, pushimeve të pakta vjetore dhe festave zyrtare, si oraret e gjata të punës dhe shkeljeve sistematike të të drejtave të punëtorëve në vend”.

Pas këtij shteti i dyti në rend si më i keqi vend në botë për punëtorët William Russell ka pretenduar të jetë SHBA’ja me rezultat 2.37 nga 10 për shkak të mungesës së garancisë për pushim të lehonisë, pushimet të paguara për festa publike dhe pushimet vjetore.

I treti shtet në listë është Greqia me 2.89 pikë për shkak të pagave të ulëta, orareve të gjata dhe pak mbrojtje për të drejtat e punëtorëve. Pas Greqisë vjen Koreja e Jugut me 3.23 pikë dhe pas tyre i pesti shtet në listë është Izraeli me 3.62 pikë.

Këta hulumtues kanë renditur edhe tre shtetet më të mira për të punuar sipas tyre, që janë Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia.

“Danimarka kombinon paga mesatare të larta me orar më të shkurtuar të punës dhe të drejta të mbrojtura të punëtorëve si dhe minimum 25 ditë pushimi vjetor” sipas William Russell.

Marketing