Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland shënoi golin e tij të 33-të këtë sezon në Ligën Premier për të shkruar emrin e tij në librat e historisë, pasi theu rekordin e mbajtur nga ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah.

Marketing

Haaland vendosi ‘qershinë mbi tortë’ për Manchester Cityn kundër Arsenalit të mërkurën.

Sulmuesi shënoi golin e fundit të ekipit të tij në fitoren 4-1 ndaj Topçinjve, duke shënuar për herë të 33-të në sezonin e tij debutues në Ligën Premier.

Goli i tij do të thotë se Haaland tani ka thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah dhe tani kryeson renditjen.

Sulmuesi i Cityt ka 49 gola në vetëm 42 ndeshje në të gjitha garat për Cityn dhe me siguri do ta shtojë këtë shifër para përfundimit të sezonit.

Skuadra e Pep Guardiolës ka ende shtatë ndeshje në Ligën Premier për të luajtur, do të përballet me Manchester United në finalen e FA Cup dhe do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Haaland ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 57 gola (49 gola, 8 asistime) në 43 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, 15 më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira të Evropës, duke shënuar ose asistuar mesatarisht çdo 58 minuta.
Ndryshe, City dhe Haaland rikthehen në aksion në Ligën Premier të dielën në ndeshjen e tyre në udhëtim te Fulham.
Marketing