Duke nisur nga falsifikimi i testeve të COVID, apo gjetja e mënyrave duke korruptuar mjekë të caktuar, në marrjen e certifikatës së vaksinimit, disa grupe kriminale në Shqipëri janë duke e përdorur pandeminë e Covid-19 për përfitime monetare.

Një denoncim mediatik është bërë për një faqe në rrjetin social TikTok që reklamon kundrejt pagesës certifikata vaksinimi.

Marketing

Reklamimet e biznesit të certifikatave të vaksinimit të falsifikuara, përmes kësaj llogarie kanë nisur në mesin e muajit janar, transmeton albora.ch.

Në njërën prej tyre shkruhet: Doza vaksinimi 100% të sigurta për të lëvizur nëpër Europë. 1-2-3 doza sa të dëshironi./albora.ch/

Marketing