“Sky News” mediumi i madh britanik ka publikuar sot një reportazh për një qytetar të Prizrenit, duke e quajtur si hero të qytetarëve në Prizren.

Marketing

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Nexhmedin Berisha i cili tash e  44 vjet punon si grumbullues i mbeturinave në qytetin Prizrenit.

Për shkak të rrugëve të pjerrëta me kalldrëm, asnjë automjet nuk mund të ngjitet, por pesë ditë në javë, Berisha ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes “Nënkala” me kalin e tij.

Sky News thotë se autoritet në Kosovë thonë se puna e Berishës ndihmon në ruajtën e pjesës antike të qytetit./albora.ch/

Marketing