Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, po kalon një valë suksesi me Arsenalin, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Topçinjtë kanë rreshtuar fitoren e tyre të pestë në parasezon.

Së fundmi, ka pasur një fitore të pastër 4-0 ndaj Chelseat në derbin e Londrës, i cili u luajt në Miami.

Nënshkrimi i ri Gabriel Jesus, Martin Odegaard, Bukayo Saka dhe Albert Sambi Lokonga shënuan për Topçinjtë.

Premierliga fillon pas dy javësh, me Arsenalin që do të nisë nga Crystal Palace.

Albora.ch.        

Marketing