Kombëtarja e Zvicrës dëshiron të japë një shembull të veçantë në Botërorin e Katarit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

 Ashtu si kombëtaret e Holandës, Gjermanisë, Francës, Belgjikës dhe Danimarkës, edhe kapiteni i kombëtares Granit Xhaka do të mbajë një fashë speciale para dhe gjatë Kupës së Botës.

“Zvicra po tregon solidaritetin e saj me fushatën ‘OneLove’ të iniciuar nga Holanda. Kjo përdor fuqinë e futbollit për të dërguar një mesazh kundër diskriminimit të çdo lloji, ndërkohë që sytë e botës do të jenë te futbolli”, shkroi në një deklaratë Shoqata Zvicerane e Futbollit (SFV).

“Si kapiten i kombëtares së Zvicrës do e mbaj me krenari shiritin e kapitenit”, thotë Granit Xhaka.

“Si ekip, ne mbrojmë tolerancën, respektin dhe solidaritetin. Është një shenjë e fortë se shumë ekipe kombëtare po marrin pjesë në këtë fushatë. Ne duam t’u kujtojmë të gjithëve se të gjithë jemi të barabartë dhe duam të trajtohemi në mënyrë të barabartë.”

Marketing