Reperët 20-vjeçarë Baby Gang dhe Neima Ezza u arrestuan në Milano dhe Sondrio nga karabinierët dhe policia.

Marketing

Të dy, së bashku me një 18- vjeçar, janë përgjegjës në mënyra të ndryshme për 4 grabitje të kryera në Milano dhe Vignate.

Dispozita parashikon masën e sigurimit me burg ndaj Zaccaria Mouhib, i njohur ndryshe si Baby Gang , ndërsa për Neima Ezza është caktuar arrest shtëpie, raporton tgcom24, përcjellë albora.ch.

Hetimet e kryera nga policia, bënë të mundur rindërtimin e episodeve në të cilat të arrestuarit, iu afruan viktimave duke i marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera personale.

Viktimat, në tre raste, në Kolonat e San Lorenzos dhe në Piazza Vetra, në maj të vitit 2021, u bllokuan dhe u goditën me grushte në gjoks dhe me shuplaka para se t’u grabiteshin gjerdanët e arit.

Po vijojnë hetimet e mëtejshme për të identifikuar ndonjë bashkëpunëtor dhe për të vlerësuar përfshirjen e të dyshuarve në episode të ngjashme të ndodhura në zonën metropolitane të kryeqytetit./albora.ch/

Marketing