Austria bëhet vendi i parë i BE-së që doli me një masë drastike, e propozuar prej kohësh por tashmë e zyrtarizuar në Parlament, vaksinimin me detyrim kundër COVID-19, për të gjithë popullsinë në moshë madhore.

Marketing

Në Parlament votuan kundër vetëm deputetët e partisë së djathtë Fpo, ndërkohë që 137 në 170 deputetë i dhanë votën qeverisë së Vjenës. Vendimi u mor për të rritur shifrat e vaksinimit, që me rreth 72% e rendisin vendin në fund të listës në Europën Perëndimore.

Po ashtu, Qeveria austriake ka vendosur edhe krijimin e një lotarie për ata që vaksinohen, me çmime të shumta që mund të shpenzohen në njësite tregtare të vendit. Derisa, ata që refuzojnë vaksinën, parashikohen gjoba të majme, deri në 3800 euro, nga 1 shkurti. /albora.ch/

Marketing