Sot rreth orës 17:00 një person ka kryer grabitje në një institucion mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Marketing

Kështu bëri të ditur zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për albora.ch.

Ajo tha për albora.ch që policia ka dalë në vendngjarje dhe që hetimet janë duke vazhduar.

“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, tha Ahmeti./albora.ch/

Marketing