Fatu, që besohet të jetë gorilla më e vjetër në botë, festoi ditëlindjen e saj të 65-të në kopshtin zoologjik të Berlinit.

Marketing

Fatu ka shënuar një ditë të rëndësishme me një tortë me fruta-perime, të cilën e kanë përgatitur punonjësit e Kopshtit Zoologjik.

Vlerësohet se ajo ka lindur në vitin 1957 në natyrë dhe është sjellë në Francë nga Afrika Perëndimore nga një marinar në vitin 1959. Në të njëjtin vit, kopshti zoologjik i Berlinit e bleu atë, duke vlerësuar se në atë kohë ishte dy vjeç.

Marketing