Marketing


Bos Italian i mafies Gioacchino Gammino, i cili ishte në kërkim për dekada të tëra u arrestua nga Policja e Spanjës fal Google Maps.
61-vjeçari, u gjet në Galapagar të Spanjës, i cili jetonte me identitet të rremë me emrin Manuel, raporton BBC, përcjellë albora.ch

Hetuesit u shprehen se gjatë një verifikimi të bërë në Google Street View ata vunë re një person që ishte si Gammino, i cili qëndronte në një dyqan ushqimor.

Gammino u arratis nga një burg në Romë në vitin 2002 dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Ai ishte anëtar i një grupi mafioz sicilian i njohur si Stidda dhe ishte një nga gangsterët më të kërkuar të Italisë.

Policia siciliane besonte se Gammino ishte në Spanjë, por ishte fotografia që kapi Google Maps që mundësoi zbulimin e tij.
Vërtetimi i tij u bë nga policia fal restorantit të mbyllur aktualisht (Kocina de Menu) gjetjen e fotove të bëra që ndodheshin në Facebook.

Arrestimi i tij u bë i mundur më 17 dhjetor nga La Repubblica . “Si më gjetet, kur kam 10 vjet që as familjen time nuk e kam kontaktuar”, tha ai pas arrestimit.

Gammino momentalisht ndodhet në paraburgim në Spanjë, ku policia italiane shpreson ta sjellë atë përsëri në Itali deri në fund të shkurtit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters Nikola Altiero, nëndrejtor i njësisë policore anti-mafia të Italisë. /albora.ch/

.

Marketing