Tri orë janë pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë.
Marketing
Sipas të dhënave në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dalje të kësaj pike kufitare kolonat janë deri në dy kilometra.
Fluksi në pikat kufitare.
Ndërkaq, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë dhe dalë janë deri në 40 minuta dhe kolonat janë krijuar deri në 150-200 metra.
Kurse, fluks më i vogël shihet se është në pikat kufitare tjera, përveç në Han të Elezit ku pritjet për të dalë janë 10 minuta. /albora.ch/
Marketing