Shkëlqim Balili e ka quajtur një krim faktin se në Shqipëri dhe në Kosovë kryhen shumë aborte selektive në bazë të gjinisë.

Marketing

I ftuar në “Good Morning Albania”, gjinekologu tha se çdo abort është i rrezikshëm në shëndetin e gruas dhe sipas tij, aborti duhet të realizohet në 10 javët e para të shtatzënisë dhe vetëm kur nënës i rrezikohet jeta.

“Çdo abort është i dëmshëm. Ne jemi vendi i parë në Europë dhe vendi i 11 në botë që bëjmë abort selektiv dhe heqim shtatzënitë me seks vajza. Ky është krim. Ky krim është në vendet më të varfra siç jemi ne dhe Kosova. Kjo është një fatkeqësi dhe duhet të ketë ligje shumë të forta.

Madje aborti, që është me ligj nuk duhet 12 javë, por 10 javë pasi është shumë i rrezikshëm për nënën. Mbetja e mbeturinave në uterus krijon një vetëhelmim dhe infeksion.

Sido që të vejë punë, aborti medikal apo kirurgjikal. Është shumë i dëmshëm, jetik dhe duhet bërë vetëm në një prizëm, vetëm kur rrezikohet jeta e nënës”, tha gjinekologu Balili.

Marketing