Një kompani gjermane me seli kryesore në Këln është në kërkim për “ekspert kanabisi”. Detyrat e tij janë që të nuhasë dhe shijojë kanabisin për të provuar cilësinë.

Marketing

Shefi i kompanisë, David Henn tha se pagesa për këtë punë do të jetë 100 mijë euro në vit.

“Ne po kërkojmë dikë që monitoron vazhdimisht standardet e kultivuesve tanë në vendet burimore të Australisë, Kanadasë, Portugalisë, Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës.”

“Këtu në Gjermani, ai duhet të kontrollojë gjithashtu cilësinë e materialit të dorëzuar. Kusht paraprak është që ai vetë të jetë një pacient aktiv me kanabis. Kjo është mënyra e vetme që ai mund të konsumojë legalisht kanabis në Gjermani”, u shpreh Henn.

Kompania shpërndan kanabis mjekësor në farmacitë gjermane dhe bima përdoret për trajtimin e disa dhimbjeve kronike.

Albora.ch

Marketing