Në më pak se 1 orë, “bergamaskët” e Atalanta do të presin në “Gewiss Stadium”, “verdhekuqtë” e Roma-s, në përballjen e fundit të javës së 31-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A. Sfida pritet të jetë “e nxehtë” dhe rezultati i saj mund të ndikojë jo pak në renditjen përfundimtare të Kampionatit.

Marketing

Përsa i përket formacionit, tekniku Gian Piero Gasperini ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formacionin 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Sportiellio e para tij Scalvini, Toloi dhe “legjionari”, Berat Gjimishti. Në krahët e mesfushës janë vendosur Zappacosta e Maehle, me Ederson e De Roon që mbulojnë qendrën. Më të avancuar janë Pasalic e Koopmeiners, ndërsa kolumbiani Duvan Zapata gjendet i vetëm në “majën” e sulmit.

Në krahun tjetër edhe tekniku Jose Mourinho i ka rreshtuar “gladiatorët” e tij me formacioin 3-4-2-1, ku në portë nuk ka si të mungojë “luzitani”, Rui Patricio. Mbrojtja me tre përbëhet nga Mancini, Roger Ibanez e Llorente. Në krahun e djathtë të mesfushës është pozicionuar Zeki Celik, ndërsa në krahun tjetër Zaleëski, me organizimin e lojës në mesfushë që i është besuar dyshes Bove-Cristante. Para tyre janë vendosur Solbakken e kapiteni Lorenzo Pellegrini, me të dy “fantazistët” që do të jenë në “shërbim” të sulmuesit të vetëm, anglezit, Tammy Abraham.

Marketing