Edhe pse në Gjermani ka dënime të rënda për falsifikimin e kartave të vaksinimit, biznesi i paligjshëm po lulëzon.

Marketing

Policia në Gjermani po heton mijëra raste të dyshuara të falsifikimit të certifikatave të vaksinave kundër COVID-19, shkruan tagesschau.de

Në mbarë vendin, autoritetet policore kanë hetuar mbi 12,000 raste të dyshuara të kartave të vaksinimit të falsifikuara.

Mirëpo bëhet e ditur se ata që tregojnë ose përdorin certifikata false mund të përballen me dënime të rënda, nga gjobat dhe dënimet me burgim me kusht deri te humbja e punës, transmeton albora.ch.

Prokurorët kanë hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia në një rast pasi një grua përdori certifikatë të rreme vaksine për të vazhduar punën në një shtëpi pleqsh, pavarësisht se kishte anëtarë të familjes të sëmurë me COVID-19 në shtëpi./albora.ch/

Marketing