Dietologeja Lisa Young në New York, njëkohësisht autore e “The Portion Teller Plan”, tregon për gabimet që bëhen më së shpeshti në mëngjes dhe që duhet t’i shmangni.

Marketing

Kujdes me drithërat
Edhe nëse hani drithëra për mëngjes, duhet të keni kujdes me masën që përdorni pasi mund të rrezikoni të merrni më shumë kalori seç duhet dhe kjo mund t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Kujdes me lëngjet e frutave
Lëngjet e frutave që kanë shumë sheqer dhe kalori duhen zëvendësuar me fruta. Përpiquni të hani sa më shumë fruta gjë e cila ju ndihmon të ndiheni më të ngopur. Ato përmbajnë më shumë fibra dhe në këtë mënyrë ju largon urinë për një kohë më të gjatë.

Fruta dhe kos
Kosi është gjithsesi një zgjedhje e mirë, por kosi i frutave kanë shumë sheqer dhe më shumë kalori seç ka nevojë trupi juaj, shkruan Anabel. Gjeni një kos që është me sa më pak yndyrë dhe për të shtuar ëmbëlsinë mund të përdorni fruta të freskëta.

Kujdes kur hani briosh
Një briosh (Briosh është një brumë maja në formën e një unazë të madhe e mbushur sipas shijeve të dëshiruara e përdorur në të gjitha vendet ku ka një komunitet hebre dhe tani më gjerë) me krem djathi është i mirë nëse përdoret rrallë. Mirëpo shumica e tyre janë ekuivalent me 5 copa buke dhe kanë shumë kalori prandaj nuk këshillohen të përdoren në sasi dhe shumë shpesh. /albora.ch/

Marketing