Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ky i fundit tha se Gjermania mbështet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe është pro liberalizimit të vizave për vendin tonë.

Marketing

I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi pas takimit, tha se qeveria gjermane qysh përpara luftës apo shtrirjes së luftës së pushtimit të madh të rusëve në Ukrainë, vendosi që Ballkani Perëndimor të jetë një nga prioritetet kryesore të politikës së tyre të përbashkët të jashtme dhe evropiane.

“Është mjaft e qartë për qeverinë gjermane që ne kemi nevojë që Gjermania të jetë qartë dhe të lehtësojë anëtarësimin në BE të gjashtë shteteve, dhe ky është në fakt mandati im, për të lehtësuar procesin tuaj të pranimit drejt Bashkimit Evropian dhe për të promovuar agjendën e gjelbër “, ka thënë ai.

Ai po ashtu foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, për të cilën tha se është nevojë urgjente.

“Ne e dimë se në këtë rajon ne kemi një situatë mjaft e vështirë lidhur me vendimet strategjike. Ne po përballemi me çështjen Maqedonia e Veriut – Bullgaria. Ne kemi vërtet nevojë urgjente për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pra, është e qartë se nëse liberalizimi i vizave vihet në një listë temash në komisionet vendimtare evropiane, atëherë ne do të votojmë pro dhe ju mund t’i besoni kësaj. Kjo është ajo që ne mund të bëjmë, vota gjermane është pro. Gjithashtu kemi biseduar me partnerët tanë që mendojmë se janë plotësuar të gjitha kriteret. Ne ndjekim qëndrimin e komisionit dhe përpiqemi të jemi bindës në argumentet tona pse është e drejtë dhe e nevojshme ta bëjmë këtë”, tha ai.

Derisa ka mirëpritur edhe aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Aplikimi është sjellë nga Donika dje në Strasburg. Gjermania e njeh Kosovën si shtet të pavarur, pra sigurisht, ne vërtet dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve që është e mundur. Dhe ne jemi pro këtij aplikimi, do ta mbështesim atë me kapacitetet tona. Dhe gjithashtu, ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të qenë të dobishëm në këtë proces dhe ne do ta koordinojmë këtë me ju”, ka thënë ai.

Gërvalla pas takimit tha se kanë biseduar për shumë tema që lidhin Gjermaninë dhe Kosovë, rajonin si dhe gjendjen gjeopolitike në botë.

“Ne jemi shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme ndaj të gjitha qeverive që i kanë dhënë Kosovës, jemi të kënaqur që edhe qeveria e re, kancelari i ri në takimin e para do ditëve me kryeministrin Kurti, shprehur se pozicioni gjerman do të jetë edhe më aktiv se sa gjatë muajve të kaluar lidhur me sfidat rajonale në Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit është një proces shumë i rëndësishëm i integrimeve rajonale, tregu rajonal po ashtu, prandaj kam kënaqësinë e veçantë që dëgjojë përsëri që Gjermania do të jetë shumë, do ta theksoj edhe më tepër angazhimin e saj rreth këtyre proceseve“, ka thënë ajo./albora.ch/

Marketing