Në vitin 2020, Asambleja e qytetit zviceran Zillis-Reischen (GR) ia mohoi të drejtën e nënshtetësisë një gjermani, përkundër faktit që bordi ekzekutiv (Vorstand) kishte urdhëruar që atij ti jepej nënshtetësia, shkruan televizioni zviceran “SRF”.

Marketing

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak se burri në fjalë ka qenë pjesë e Lëvizjes Reichsbürger, në takimet e së cilës ka mbajtur edhe ligjëratë, përcjell albora.ch.

Ka mjaftuar kjo për të mos bindur asamblenë e qytetit për të votuar për nënshtetësinë e tij, edhe pse ai është distancuar publikisht nga Lëvizja Reichsbürger.

“Është një ndjenjë pasigurie,” thekson burri që s’po merr nënshtetësinë.

Çfarë është Lëvizja Reichsbürger?

Lëvizja Reichsbürger mohon shtetësinë dhe janë aktivë në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Ata nuk njohin strukturat shtetërore si drejtësinë ose ligjet, bile shtetin e llogarisin si “firmë private” që i shërben një elite “kriminale”. Kjo i shpie ata që të mos paguajnë taksat.

Kjo ka mjaftuar për t’u bindur shumica e asamblistëve, për të shpallur burrin gjerman të dyshimtë ndaj vlerave të Kushtetutës dhe që të mos i jepet nënshtetësia.

Gjykata Federale mendon ndryshe

Megjithatë, një hije shprese vjen për burrin në fjalë nga Gjykata Federale, e cila kërkon ti jepet një mundësi. Vendimi i asamblesë së qytetit ka ardhur pa një diskutim dhe pa hapa konkretë të refuzimit.

Është detyrë ligjore arsyetimi. Andaj nuk duhet të nëpërkëmbet e drejta e dëgjimit.

Ky lloj vendimi i Gjykatës Federale zvicerane mund t’u ndihmojë të gjithë emigrantëve shqiptarë, që në rast të refuzimit të nënshtetësisë, të kërkojnë një arsyetim me shkrim për shkaqet e refuzimit./albora.ch/

Marketing