Gjermania ka tejkaluar shifrën 200,000 të infektimeve me Covid për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Marketing

Instituti Robert Koch, agjencia e kontrollit të sëmundjeve të vendit, ka konfirmuar 203,136 raste të reja me Covid

Derisa në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 188 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Ekspertët shëndetësorë thonë se infeksionet e reja ka të ngjarë të rriten gjatë javëve të ardhshme dhe pritet të arrijnë kulmin deri në mes të shkurtit, transmeton albora.ch.

Gjermania me 83 milionë banorë ka raportuar më shumë se 9.2 milionë infeksione dhe gati 118,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë./albora.ch/

Marketing