Prej sot Anglia heq të gjitha kufizimet anti Covid-19. Britanikët s’kanë nevojë të bartin maska në dyqane, certifikatat e vaksinave dhe udhëzimet për punën nga shtëpia, raportojnë “The Guardian” dhe “Daily Mail”.
Anglia heq të gjitha kufizimet e Planit B që u vendosën përpara valës së pritshme të infeksioneve Omicron, transmeton IndeksonlineSajid Javid, sekretari i Shëndetësisë tha se suksesi i programit të vaksinës, i shoqëruar me një kuptim më të mirë të trajtimit për virusin, “po na lejon të kthehemi me kujdes në planin A, duke rivendosur më shumë liri në këtë vend”.
Një gjë e tillë vjen pasi Mbretëria e Bashkuar në tërësi regjistroi 102,292 raste të reja ditore me Covid, me mesataren javë pas jave që ishte pak më poshtë. Dje u regjistruan 346 vdekje Heqja e masave është mirëpritur nga disa, të tjerë u kanë kërkuar njerëzve që të “të jenë të vëmendshëm ndaj atyre përreth tyre” kur bëhet fjalë për zgjedhjen e veshjes së mbulesës së fytyrës dhe të të respektojnë politikat në mjedise të caktuara. /albora.ch