Ditë më parë gazetarja e njohur turke, Sedef Kabas ishte arrestuar me arsyetimin se ka fyer presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, shkruan “The Guardian”, transmeton albora.ch.
Ajo akuzohet se ka ofenduar Erdoganin, gjatë një programi që transmetohej drejtpërdrejt në një televizion të opozitës turke. Por, Kabash ka mohuar kategorikisht këto akuza.
Fyerjet filluan me një thënie që ajo e kishte cituar: “Demi kur futet në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet stallë”.
“Kjo shkelje nuk do të kaloj pa u ndëshkuar”, tha Erdogan në një interviste të transmetuar në televizionin privat NTV.
“Detyra jonë është të mbrojmë dhe respektojmë funksionet tona presidenciale. Kjo nuk ka kurrfarë lidhje me lirinë e shprehjes”, tha presidenti.
Madje ai kritikoi kërkesat e një partie opozitare që më shfuqizohet ligji që kur fyhet presidenti të konsiderohet shkelje ligjore ku me ligji parashihet dënimi nga një deri në katër vjet.
Ndërkohë, sindikata e gazetarëve turq e ka cilësuar arrestimin e gazetares si “sulm serioz mbi lirinë e shprehjes”. /albora.ch/