Sipas Zyrës Federale të Kontrollit, bazat ligjore momentalisht janë tepër të paqarta ku procedurat duan shumë kohë.

Marketing

Konfederata duhet të shqyrtojë strategjinë e saj për kthimin e pasurive të paligjshme të bllokuara në Zvicër, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Bazat ligjore aktuale janë tepër të paqarta, procedurat jo të rregullta dhe shpesh duan shumë kohë.

Gjatë njëzet viteve të fundit, Berna ka dhënë dy miliardë franga për fondet e huaja publike.

Zvicra e ka të vështirë të gjejë mbështetje midis vendeve të Jugut dhe vendeve në zhvillim.

Rastet që përfshijnë njerëz të ekspozuar politikisht (EPP), madje edhe ish-udhëheqës, gjenerojnë shpresa të larta në vendet e interesuara.

Për të pasur një urdhër konfiskimi duhet të presësh për një periudhë midis 10 dhe 15 vjetësh.

Shpesh Konfederata ka premtuar shumë rezultate në një kohë tepër të shkurtë dhe kjo krijon zhgënjim dhe një mospërputhje të vërtetë midis veprimeve dhe synimeve të shprehura, vazhdon CDF.

Qeveria njofton një projekt të ri strategjie, të cilin do ta paraqesë këtë vit.

Gjithashtu, Këshilli i Shteteve ka trajtuar çështjen, duke depozituar një postulat mbi këtë temë në vitin 2019./albora.ch/

Marketing