Gjermania bëri të ditur të hënën se individët që shfaqin shkronjën “Z” për të treguar mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë, mund të ndiqen penalisht, raporton “The Guardian”.

Marketing

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane u tha sot gazetarëve se kjo shkronjë natyrisht nuk është e ndaluar, por përdorimi i saj në raste të caktuara mund të tregojë përkrahje të agresionit rus.

“Agresionit rus ndaj Ukrainës është një akt kriminal dhe kushdo që e përkrah publikisht këtë luftë, mund ta bëjë veten edhe përgjegjës për ndjekje penale”, ka thënë ai.

Shkronja “Z” është përdorur si një shenjë në automjetet ushtarake ruse që marrin pjesë në luftë dhe është bërë simboli kryesor i mbështetjes publike për pushtimin e Rusisë në Ukrainë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing