Marketing

Reperi, Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko së fundmi është akuzuar se ka dhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015.

Gjiko ka pranuar një denoncim ku thuhet se reperi ka mashtruar dhe përdhunuar një 15 vjeçare.

Sipas aktakuzës, ai i ka premtuar të miturës se do ta bëj këngëtare dhe do ta angazhonte në videoklipe, gjithashtu se reperi e ka marrë të miturën në shtëpinë e tij, ku edhe i ka dhënë substanca narkotike. Më pas ai ka abuzuar seksualisht mbi të miturën.

Pas këtyre akuzave, sot Gjiko ka reaguar, duke thyer heshtjen. Reperi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, ku edhe i ka quajtur të pavërteta të sajuara.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar “, ka shkruar ndër të tjera Gjiko.

Marketing