Tifogrupi “Dardanët” paralajmëruan se nuk do të shfaqin asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët zviceranë dhe kanë kërkuar nga futbollistët e Kosovës që ndeshjen ndaj Zvicrës ta trajtojnë si çdo ndeshje tjetër.

Marketing

Në njoftimin e “Dardanëve” në Facebook thuhet se lojtarët që e ndjejnë veten kosovarë, do të luajnë me fanellën e Kosovës.

“Nesër kombëtarja dardane luan ndaj kombëtares helvetike në kuadër të ndeshjes së dytë miqësore që është në program në këtë grumbullim. Nuk kemi pse të tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët zviceranë, andaj lusim lojtarët tonë që ta trajtojnë këtë ndeshje si çdo tjetër, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë në kampanjën për ligën e kombeve. Lojtarët që e ndjejnë veten njëmend shtetas kosovarë, do të luajnë me fanellën e Kosovës dhe këtu përfundon diskutimi. Dardanët distancohen nga lajthitjet tjera. Lusim që ta ruajmë dinjitetin dhe krenarinë tone”, kanë shkruar “Dardanët”. “Përpara Dardanë që nuk zgjodhët oportunizmin para përfaqësimit të shtetit të juaj dhe vendin nga keni prindërit dhe origjinën! Për tjerët s’ka përkrahje e as justifikim”.

Kosova të martën prej orës 18:00, do të luajë miqësoren me Zvicrën në Zuerich. Për Kosovën, kjo do të jetë miqësorja e dytë brenda këtij muaji pas asaj ndaj Burkina Fasos, të cilën e fitoi me rezultatin 5:0 javën e shkuar.

Te Zvicra për këtë ndeshje janë ftuar futbollistët me rrënjë nga Kosova, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri. /albora.ch/

Marketing