Në Gjermaninë Perëndimore dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje derisa ishin në një patrullë rutinë.

Marketing

Të shtënat ndodhën gjatë një kontrolli trafiku pranë Kusel rreth orës 4:20 të mëngjesit, deklaroi policia në Kaiserslautern, raporton blick, përcjellë albora.ch.

Kur erdhën forcat e policisë në vendngjarje ishte shumë vonë, policja 24 vjeçare dhe kolegu i saj 29 vjeçar kishin ndërruar jetë.

Sipas tyre, autorët u larguan dhe se policia nuk kishte asnjë përshkrim të tyre, makinës që përdornin apo në cilin drejtim u larguan.

Policia u bëri thirrje shoferëve në zonën e Kusel që të mos marrin autostopët dhe paralajmëroi se të paktën njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur./albora.ch/

Marketing