Ministri i Brendshëm i Hong Kongut, Caspar Tsui dha dorëheqjen të hënën. Kështu, Tsui tërhoqi pasojat e pjesëmarrjes në një banket ditëlindjeje në fillim të janarit, ku dy nga rreth 200 të ftuarit kishin rezultuar pozitivë për virusin korona.

Marketing

Politikani tha se ai u soll në mënyrë të papërshtatshme, edhe pse të gjitha përpjekjet duhet të synojnë frenimin e përhapjes së virusit, raporton blick, transmeton albora.ch.

Festimi, i cili u ndoq edhe nga Komisioneri i Policisë Raymond Siu dhe Drejtori i Emigracionit Au Ka-wang, tërhoqi kritika të forta nga banorët e Hong Kongut.

Pak më parë, autoritetet shëndetësore të zonës së posaçme administrative kishin këshilluar popullatën që të shmangte grumbullimet e mëdha. Kryeministrja e Hong Kongut, Carrie Lam tha se politikanët e lartë që morën pjesë në banketin e ditëlindjes nuk dhanë një shembull të mirë për njerëzit e Hong Kongut.

Hong Kongu ka një politikë strikte zero Covid me kufizime të rrepta hyrjeje. Megjithatë, në javët e fundit, numri ditor i infeksioneve brenda metropolit është rritur ndjeshëm, mesatarja 7-ditore është aktualisht mbi 90 raste. /albora.ch/

Marketing