Rekord i ri me COVID-19 u regjistrua edhe në Rusi, ku varianti Omikron është përhapur në tërë vendin.

Marketing

Taskforca shtetërore e koronavirusit raportoi se 121,288 persona janë prekur me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo konsiderohet si shifra me e lartë deri më tani brenda një dite. Në fillim të muajit brenda 24 orëve numri maksimal i rasteve të reja ishte rreth 15 mijë, ndërsa tani është tetë herë më i lartë.

Deklarohet se 668 njerëz kanë vdekur dhe se numri total i të vdekurve arrin në 330,728.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve të premten se “është e qartë se ky numër është më i larti që është shfaqur ndonjëherë, sepse “shumë njerëz nuk testohen”, ose nuk kanë simptoma.

Ai e pranoi se shumë njerëz në administratën presidenciale janë infektuar me virusin.

“Shumica dërrmuese vazhdojnë të punojnë nga shtëpia pasi janë izoluar,” tha Peskov. /albora.ch/

Marketing