Arijan Ademi ka përfunduar në vendin e katërt pas raundit të parë për lojtarin më të mirë në Kroaci në 50 vitet e fundit.

Marketing

Në një sondazh të hapur nga gazeta e njohur kroate “Vecernji List”, Ademi ka fituar 5.62 % të votave duke lënë prapa legjendat kroate, Davor Shuker dhe Robert Prosineçkin. Në vendin e parë është Luka Modriq me 52.4 % të votave.

“Falënderoj gazetarët që më futën në listën e 50 lojtarëve më të mirë në 50 vitet e fundit në Kroaci. Më vjen mirë që kalova raundin e parë dhe hyra në top 25 më të mirët”, ka thënë Ademi, raporton të martën “ekipa.mk”.

30-vjeçari i Dinamo Zagrebit është zhvilluar si lojtar në Kroaci. Para se në vitin 2014 të bëhet pjesë e Maqedonisë së Veriut, Ademi luajti tri ndeshje për Kraocinë. Ka luajtur edhe për ekipet zinxhirë të përfaqësueses kroate. Me Maqedoninë e Veriut luajti së fundmi në Evropian. /albora.ch/

Marketing