Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e radhës në Kupën e Kombeve.

Marketing

Bie në sy mungesa e shqiptarëve që dikur ishin me bollëk te Zvicra, ndërsa tani kanë mbetur vetëm Xhaka e Shaqiri.

Yakin ka lënë në listën rezervë dy kosovarë, Andi Zeqiri dhe Kastriot Imeri. Zvicra do të luaj katër ndeshje në qershor.

Me 2 qershor luan ndaj Çekisë, me 5 qershor ndaj Portugalisë, katër ditë më vonë ndaj Spanjës dhe me 12 qershor përsëri luan ndaj Portugalisë në Gjenevë.

Marketing