Udhëtarët e vaksinuar nuk do të kenë më nevojë të izolohen kur të mbërrijnë në Francë.

Marketing

Megjithatë do të kërkohet sërish një test negativ për COVID , i marrë 24 orë para largimit nga MB , qoftë i vaksinuar apo jo, raporton lematin.ch përcjellë albora.ch.

Ndërsa udhëtarët e pavaksinuar do të duhet ende të izolohen për 10 dita nga koha e mbërritjes dhe se do të duhet të lëvizin për arsye të rëndësishme.

Franca shtrëngoi masat në 18 dhjetor me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimeve nxitur edhe nga varianti Omicron.

Ndërkohë vendi po përballet me një rritje të rasteve me COVID, ku vetëm sot u raportuan një rekord infektimesh me 368, 817 raste dhe 341 viktima. /albora.ch/

Marketing