Pas Izraelit, një rast me “Flurona” raporton tani edhe Austria.

Një person atje është raportuar së është infektuar me “Flurona” që do të thotë së ka marrë edhe virusin edhe gripin në të njëjtën kohë, shkruan 20min.ch, përcjellë albora.ch.

Marketing

Vetëm në Vjenë ka pasur pothuajse 8000 raste të gripit në javën e parë të vitit. Sipas ekspertëve, infeksione të tilla të dyfishta mund të ndodhin gjithnjë e më shpesh për shkak të rritjes së aktivitetit të gripit, transmeton tutje albora.ch.

Personi i infektuar, ishte vaksinuar dy herë kundër koronës. Megjithatë, nuk ishte imunizuar kundër gripit. I infektuari shkoi te mjeku me simptoma tipike gripi, por më pas një test tregoi se ishte korona dhe gripi A (H3N2)./albora.ch/

Marketing