Trupat ruse kanë pushtuar Ukrainën në disa fronte. Luftwaffe granaton objektiva në të gjithë vendin. Marina franceze ka kapur një anije mallrash në Kanalin Anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut, raporton BBC. Zyrtarët francezë thanë se anija u kap dhe u devijua në portin verior të Boulogne-Sur-Mer nën sanksionet e reja të BE-së transmeton albora.ch.

Marketing

“Një anije mallrash ruse 127 metra e quajtur ‘Baltic Leader’, me vetura, u kap gjatë natës nga marina franceze në Kanalin anglez dhe u shoqërua në portin e Boulogne-sur-Mer në Francën veriore”, tha zyrtari.

“Anija u soll në portin francez me kërkesë të qeverisë franceze me dyshimin se i përket një kompanie të prekur nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Trupat kufitare franceze janë duke ekzaminuar aktualisht anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e “Liderit Baltik” ka bashkëpunuar me autoritetet franceze.” Ambasada ruse në Francë u kërkon autoriteteve franceze shpjegime rreth konfiskimit, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA./albora.ch/

Marketing