Marketing

Të shtunën, një raketë ruse goditi një rrokaqiell në Kiev, ukrainas të panumërt dolën vullnetarë dhe morën armët. Një pjesë e madhe e popullsisë, veçanërisht gratë dhe fëmijët, kanë kërkuar strehim në strehimoret e sulmeve ajrore dhe stacionet e metrosë në Kiev. Në mes të kaosit, një foshnjë pa dritën e ditës të premten në mbrëmje.

Në mesin e atyre që kërkonin mbrojtje që kaluan natën në metro ishte një 23-vjeçare shtatzënë. Pak pas orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale, policia ukrainase ishte në dijeni për gruan pasi ajo po bërtiste. Me ndihmën e efektivëve të policisë, gruaja më në fund solli në jetë një foshnje në orët e vona të mbrëmjes, e cila quhet Mia.

Oficerja e policisë Mikola Shlapak tha për Daily Mail se ajo ndihmoi në lindjen dhe më pas thirri një ambulancë. Tashmë nënë e bijë ndodhen në spital dhe sipas punonjësit të policisë janë mirë, transmeton albora.ch.

Imazhi i nënës së Mias duke shtrënguar dorën e të porsalindurit u përshëndet në rrjetet sociale si një rreze shprese për Ukrainën.

Kryetarja e organizatës “Demokracia në Veprim”, e cila bëri publike lindjen, paralajmëron gjithashtu: “Meqë Putini po vret ukrainasit, ne po u bëjmë thirrje të gjitha nënave në Rusi dhe Bjellorusi të protestojnë kundër luftës. Ne mbrojmë jetën dhe njerëzimin”, tha Hannah Hopko./albora.ch/

Marketing