Cristiano Ronaldo ka thënë disa fjalë para ndeshjes së ‘Play Off’ në kualifikueset e Kupës së Botës.

Marketing

Cristiano Ronaldo ka thënë se është gati për atë që mund të jetë Kupa e Botës e fundit për të.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social ‘Instagram’, pesë herë lojtari më i mirë në botë ka thënë se ka fokus maksimal dhe se së bashku me skuadrën do të luftojnë për rezultatin më të mirë.

“Fokus total në Kupën e Botës 2022. Krenar, si gjithmonë, që përfaqësoj Portugalinë”, ka shkruar Ronaldo. Ne e dimë se rruga nuk do të jetë e lehtë, kemi respekt për kundërshtarin që do të përballemi dhe që kanë synimin e njëjtë si tonin. Por së bashku, ne do të luftojmë për ta vendosur Portugalinë në vendin e duhur. Le ta bëjmë!”, ishin fjalët e CR7 në një postim në Instagram. /albora.ch/

Marketing