Autoritetet bullgare janë në kërkim të një piloti misterioz, i cili fluturoi i paautorizuar nëpër disa vende evropiane.

Marketing

Forcat e mbrojtjes në vend u vunë në gatishmëri të lartë mbrëmjen e së mërkurës kur një avion i vogël u zbulua në hapësirën ajrore të tij.

Sipas ministrit të Brendshëm, Boiko Rashkov, avioni me dy ulëse Beechcraft ishte nisur nga Hungaria dhe fluturoi mbi Poloni dhe Sllovaki.

Piloti më pas besohet të ketë zbritur pranë Detit të Zi, pasi kaloi për një kohë të shkurtër në Serbi dhe Rumani.

Avioni u gjet me motorin e tij ende të ngrohtë në pistën e një aeroporti privat në zonën verilindore të Buhovtsi. Ai ishte i mbuluar nga një pëlhurë gome dhe nuk kishte asnjë gjurmë të ekuipazhit.

Marketing