Pas fitores së ndeshjes së fundit ndaj Chris Jenkins, Florian Marku po shijon pushimet me familjen në Dubai.

Marketing

Marku nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale foto nga pushimet luksoze. Floriani shfaqet i veshur si sheik duke konsumuar edhe shisha. Po ashtu ai ka ndarë dhe foto me bashkëshorten dhe me të birin, që e cilëson si “Mark Junior”.

Në nëntor të vitit të kaluar Floriani u bë për herë të parë baba. Lajmin e bëri të ditur ai vetë me anë të një fotoje të ëmbël nga spitali në Britani, ku erdhi në jetë djali i tij.

Më 2 prill ai ia doli të mbronte titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jenkins.

Florian Marku ka premtuar ndeshje edhe në Shqipëri./albora.ch/

Marketing