Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim tre senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në përmbyllje të një vizite në rajon.

Marketing

Në një deklarim të përbashkët për disa medie, pas takimit, Kryeministri Kurti tha se në këtë takim ka theksuar se shtetet demokratike duhet të qëndrojnë bashkë kundër luftës në Ukrainë.

“Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar që kurrë nuk ka qen më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Rusisë në Ukrainë. Me këtë rast edhe një herë e ritheksojmë solidaritetin dhe admirimin ton për popullin e Ukrainës, lidershipin politik të tij dhe qëndrueshmërinë e luftën çlirimtare që po bëjnë.”.

“Në këtë kontekst Kosova ka mbajt qëndrimin e njëjtë me SHBA, NATO dhe BE e në anën tjetër kemi autokracitë që mund të jenë të ndara nga populli i tyre por po bashkëpunojnë me një tjetrën”.

Kurti ka thënë se Kosova është rrëfim i suksesit të rezistencës së popullit tonë ndaj luftës çlirimtare kundër Serbisë.

“Kosova është një rrëfim i suksesit, i rezistencës së popullit të saj dhe luftës çlirimtare bashkë me SHBA, NATO, BE në veçanti me ndërhyrjen e para 23 viteve kur u ndal gjenocidi i Serbisë mbi popullin tonë. Sot Kosova është krenare me të arriturat e saj”.

Rritja ekonomike në vitin e kaluar ka qenë 10.53 përqind të bruto produktit vendorë. Investimet e huaja direkte janë shtuar për 22 përqind, eksportet janë rritur për 83 përqind, buxheti i shtetit krahasuar me 2 vite më parë për 26 përqind, të hyrat tatimore janë rritur për 34 përqind pa e ndryshuar politikën fiskale.

Kosova ka shënuar rritje edhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit për çfarë jemi ngritur për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparencë Internacional, dhe gjithashtu jemi të 60-it në glob, të parët në rajon sipas World Justice Project.

“Nuk kemi harruar ta theksojmë rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit nëpërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA”.

E senatori amerikan Chris Murphy tha se kjo është vizita e tij e tretë në Prishtinë e se po ndjehet mirë që po dëgjon për zhvillimin ekonomik të vendit, raporton Ekonomia Online.

Tutje ai tha se gjatë bisedës me kryeministrin Kurti tha se kanë folur edhe për interesat e përbashkëta.

“Jemi këtu si delegacion dy partiak për të për të kremtuar aleancën ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Kjo është vizita ime e tretë në Prishtinë dhe më vjen mirë që po dëgjojë kaq mirë për zhvillimin ekonomik në Kosovë, më inkurajon fakti që jeni të inkurajuar në luftimin e korrupsionit për përparimin të cilin e keni arritur. SHBA-të po vazhdojnë të bëjnë një përkushtim të madh për sigurinë për Kosovën. Na vjen keq për humbjen e sekretares aë shtetit Albraight dhe familja e saj me të vërtetë e çmon memorialin që e keni ngritur këtu në Prishtinë për të përkujtuar rolin që ajo dhe SHBA-të e kanë luajtur për ndalimin e gjenocidit në Kosovë.”

“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat tona të përbashkëta për të vazhduar proceset e Kosovës për t’iu bashkuar si NATO-së ashtu edhe BE-së. Natyrisht kemi të bëjmë më shumë për procesin në NATO dhe tash është më urgjente se kurrë që të sigurohem që shtetet si Kosova që janë në periferi të një Rusie të vënë në kënd që ato shtete të kenë mbrojtje.

Do të mundohemi që të punojmë në Washington për të gjetur mënyra të reja se si të punojmë bashkërisht për ta mundësuar këtë. Jemi këtu në këtë çast shumë historik në botë për sulmin e paprovokuar dhe brutal në Ukrainë.Në këtë rajon askush nuk ka qenë më shumë përkrahës i sanksioneve të Rusisë se sa Kosova”.

Marketing